Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Studimes, raporton Gazeta blic.
Krasniqi ka thënë se kjo është masakrat më të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë.
“Sot janë bërë 24 vite nga masakra e Studimës, një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë. Më 2 maj të vitit 1999, për rreth 2 orë, paramilitarët, ushtarët dhe policët serbë vranë e masakruan 116 shqiptarë të pambrojtur, në mesin e të cilëve edhe shume gra e fëmijë.Duke kujtuar viktimat e këtij tmerri të kryer nga regjimi serb, ne sot kërkojmë që drejtësia të vihet në vendin e vetë” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Sot janë bërë 24 vite nga masakra e Studimës, një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj civilëve shqiptarë. Më 2 maj të vitit 1999, për rreth 2 orë, paramilitarët, ushtarët dhe policët serbë vranë e masakruan 116 shqiptarë të pambrojtur, në mesin e të cilëve edhe shume gra e fëmijë.
Duke kujtuar viktimat e këtij tmerri të kryer nga regjimi serb, ne sot kërkojmë që drejtësia të vihet në vendin e vetë.
Lavdi të rënëve!


