Lajme

Kushtrim Sadiku: Ekziston mosbindja dhe mosbesim i madh i Kurtit me Vuçiqin për Asociacionin!

05/02/2023 14:18
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë takim, gazetari i njohur kosovar, Kushtrim Sadiku, i cili po qëndron në Bruksel, ka thënë se nuk pret që sot të ketë  marrëveshje për Asociacionin.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq ekziston një mosbindje e madhe dhe një mosbesim i theksuar rreth statutit te Asociacionit, por jo vetëm.

“Për Kurtin është e papranueshme qe deputetja e Vuçiqit, Danijela Vujicic, të jetë koordinatorja e statutit të Asociacionit dhe personi i cili vendos se si do te duket funksionimi i mekanizmit vetmenaxhues për serbët në Kosovë. Duke qenë se ajo është lojaliste e theksuar e Vucicit, Kurti asbolutisht nuk i beson asaj”.

“Kurti sipas informacioneve qe i kam, mendon se ajo ne forme krejtesisht bizantine eshte e instaluar ne krye te ekipit menaxhues, edhe ate nga Goran Rakiqi direkt, ne kohen pas rrezimit te qeverise Kurti 1.  Informacionet e mia jane se ajo po tenton ti jep Asociacionit kompetence ekzekutive, te cilat jane ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves. Kete edhe e ka shkruar ne plan, te cilin pritet tua shpalose sot zyrtareve ne Bruksel”, u shpreh Sadiku.

Sipas tij, kjo është pike qe pa dyshim i ndanë dy liderët.

“Bashkimi Evropian do tentoje qe ta ‘shpetoje fytyren’, nepermjet deklarates se perbashket te lidereve te Kosoves dhe Serbise per sa i takon personave te pagjetur, pikes me te dhimbshme pa dyshim te kosovareve, te cilet kane qene viktima te regjimit te cilin per ironi, e ka mbeshtetur vete Vucici.  Do ta shohim se cfare permbane kjo deklarate, e cila pritet te jete nje zotim qe ti jep nje epilog vuajtjeve edhe ashtu te pasherueshme te njerezve me te aferm te viktimave te luftes.  Ne Bruksel po qendron edhe zv ndihmes sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar, i cili po angazhohet me vullnetin e tij te madh, per te perafruar palet per marreveshjen e statutit”, ka thënë ai.