Lajme

Vazhdon dëgjimi i dëshmitarit me kodin 10 nga ana e mbrojtjes në rastin e Pjetër Shalës

05/02/2023 11:10
nga:N M

Të martën ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të pestë me radhë me kodin 10 në rastin e Pjetër Shalës, i cili ka filluar të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtjes.

I njëjti gjatë dëshmisë së djeshme tha se ka qenë roje, ka treguar vendin ku ka bërë roje, si dhe ka identifikuar magazinën në fabrikën e metaleve në Kukës.

Seanca është duke vazhduar në sesion privat.

Paraprakisht, në fillim të seancës nga ana e trupit gjykues është kërkuar të kalohet në seancë private për të marr mendimin e ZPS-së për çështjet e ngritura ditën e djeshme nga ana e mbrojtjes.

Po ashtu, është dhënë urdhër me gojë nga ana e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia duke miratuar kërkesën e mbrojtjes që të mund të përdor një dokument të përkthyer në shqip gjatë pyetjes së këtij dëshmitari, dokument ky i parashtruar nga prokuroria vitin e kaluar.

Gjithashtu nga ana e prokurorisë është kërkuar një miratim lidhur me urdhrin e paraqitjes për bllokun e tretë shkresor, nëse dëshmitari i datës 19 maj nuk planifikohet të thirret atë ditë.

Nga ana e prokurorisë është thënë se ‘‘po kjo është ajo’’, mirëpo gjykatësja Veldt-Foglia ka thënë se në rast se vendoset të anulohet seanca e 19 majit, palët do të njoftohen me kohë.

Një muaj paraburgim ndaj burrit që dyshohet se e vrau xhaxhanë në Kijevë të Malishevës