Analisti Jusuf Thaçi ka thënë sonte se nesër në Bruksel në dialogun Kosovë-Serbi do të diskutohet për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit si dhe për “Zajednicën”.
Sa i përket temës së parë, ai tha se çështja e personave të zhdukur do të ketë vetëm një deklaratë.
Ndërkohë, ai shprehet se pala e Kosovës do të duhej ta përpilonte draft-statutin e Asociacionit të Komunës me Shumicë serbe, transmeton Paparaci.
“Nesër do të diskutohet Zajednica, ku pala kosovare që do të duhej ta draftonte draft-statutin e “Zajednicës” nuk i përgjigjet fare qeverisë sonë, as s’ia ofron draftin qeverisë sonë”, tha ai në T7.
“Zyrtarisht ajo është palë kosovare, e kalon draftin nëpër Beograd dhe Beogradi ia sjell Kosovës në tryezë në Bruksel. E ka detyrim, e drejtë po se po. E ka detyrim për shkak që unë besoj se çdo lloj i Zajednicës është detyrë me refuzu”, shtoi ai.


