Sporti

Shkëlqeu këtë sezon me Frankfurtin, Bayern synon transferimin e Kolo Muanit

05/01/2023 18:42
nga:L J

FC Bayern raportohet se ka pasur bisedime fillestare me drejtuesit e Randal Kolo Muanit. 

Me 13 gola të Bundesligës dhe dymbëdhjetë asistime, Randal Kolo Muani është lojtari kyç i Eintracht Frankfurt këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Sky Sport raporton se FC Bayern ka pasur bisedime fillestare me sulmuesin 24-vjeçar. Negociatat konkrete nuk janë zhvilluar ende, por shkëmbimi ishte pozitiv.

Agjentët e Kolo Muanit kanë nisur bisedimet me Bayern Munich dhe ato bisedime ishin pozitive. Asgjë nuk është avancuar në këtë fazë. Transferimi pritet të kushtojë më pak se 100 milionë euro.