Sporti

Guardiola me lëvdata për Marco Silvan: E kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen

05/01/2023 13:10
nga:E K

Pep Guardiola pranoi se Fulham nuk ishte një skuadër e lehtë për t’u thyer, duke lëvdëruar edhe Marco Silva që sipas tij e kishte përgatitur mirë skuadrën për duelin ndaj Citizens.

“Nuk kam dyshuar kurrë se do të ishte e vështirë të fitosh në Craven Cottage. Ishte një lojë e ngushtë deri në fund. Kemi pasur shumë ndeshje të tilla, por pasi mundëm Arsenalin e dinim se mund të bëhej më e lehtë”, ka theksuar trajneri spanjoll i Cityt, përcjell GazetaBlic Sport.

“Lojtarët u sollën në mënyrë të mahnitshme. Ishte një lojë e ngjashme kundër Nottingham Forest, megjithëse kishim më shumë shanse atje. Rezultati ishte gjithmonë në diferencë minimale dhe ishte i hapur deri në minutën e fundit”, shtoi ai, duke lënë fjalë lavdëruese për mënyrën sesi trajneri portugez i Fulhamit e përgatiti ndeshjen.

“Ne iu përgjigjëm shumë mirë golit të barazimit. Nuk ishte e lehtë sepse u mbrojtën me shumë energji dhe e kuptoj që Marco Silva u përgatit shumë mirë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/