Lajme

Apeli ua kundërshton statusin e viktimave 20 personave të paraqitur kundër ish-krerëve të UÇK-së

05/01/2023 12:16
nga:N M

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka fituar një rast përballë Kolegjit të Viktimave. Këtë e ka konfirmuar vendimi i Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Pasi që gjykatësi i procedurës paraprake kishte refuzuar statusin e viktimave ndaj 20 personave në rastin Thaçi dhe të tjerët, Kolegji i Viktimave apeloi në nivelin e dytë të Speciales.

Në një parashtresë lëshuar së fundmi, njoftohet për refuzimin në tërësi nga ana e Apelit e statusit të viktimave ndaj 20 personave në fjalë.

Më 13 mars të këtij viti, Gjykata Speciale ka pranuar tri viktima të reja në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Nesër takimi Kurti – Vuçiq / Ish kryenegociatorja: Modeli i Statutit do të ndikoj në funksionalitetin e Kosovës dhe në fatin e kufijve në Ballkan