Kjo e dielë ishte për t’u harruar për skuadrën e Paris Saint-Germain, të cilët u mposhtën në Parc des Princes nga Lorient.
Pas fishkëllimës së fundit, trajneri, Galtier nuk e fshehu hidhërimin e tij nga mikrofonët e Canal Plus, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sigurisht që do të na duhet të analizojmë arsyet e këtij gabimi. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjmë vetes është: çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin?
A duam të hedhim në kosh gjithçka të mirë që kemi bërë deri tani? Mendoni se jemi kampionë, por nëse nuk bëhemi kampionë, sa keq? Jo…
Ne kemi një titull për të ndjekur dhe boll më me merkato! Mos vazhdoni të flisni për të ardhmen e këtij apo atij lojtari“, u shpreh trajneri i PSG-së.
/GazetaBlic Sport/


