Lajme

Arrestohet një femër në Mitrovicë për vjedhje të veturës

05/01/2023 09:46
nga:G B

Është arrestuar një femër në Mitrovicë pasi që e njëjta i ka vjedhur veturën një burri.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është larguar nga vendi ku ishte e parkuar vetura dhe është ndaluar nga policia në tjetër lokacion.

Gjatë kontrollit të dyshuares i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.75 gram.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.