Lajme

28 raste aktive me COVID në Kosovë

05/01/2023 07:29
nga:G B

Në Kosovë aktualisht janë 28 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e kaluara janë shënuar edhe 3 raste të reja, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë vdekje nga ky virus.

Janë shëruar edhe nëntë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 270 mijë e 648.