Ardit Hila nderon Tiranën përballë Kastriotit në “Elbasan Arena”, fitore e madhe e Egnatias në Shkodër. Bardheblutë iu falën golit të mesfushorit në minutën e fundit për të thyer 1-0 krutanët.
Fitore e vuajtur por tepër e rëndësishme për objektivin titull për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Djemtë e Orges Shehit vijojnë të kryesojnë Superioren, duke rikthyer distancën prej pesë pikësh me Partizanin ndjekës.
Tensioni nuk mungoi pas golit të Tiranës dhe Kastrioti, që mbetet në fund, e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarëve pas daljeve me kartonë të kuq të Karakaçit dhe Selmanit.
Egnatia fitoi 0-4 përballë Vllaznisë, duke siguruar një fitore historike në “Loro Boriçi”. Skuadra nga Rrogozhina konfirmohet forcë e tretë në kampionatin shqiptar, ndërkohë që Vllaznia mbetet e pesta pas Laçit.
Donald Mëllugja realizoi një eurogol në pjesën e parë, ndërkohë që kuqeblutë kapitulluan në fraksionin e dytë pas golave të Raphael Dwamena, Fernando Medeiros dhe Jackson./ss


