Showtime

Hisen Berisha e Simon Veseli vizitojnë familjen e Thaçit në Burojë

04/30/2023 18:21
nga:Genita C

Një grup i veprimtarëve nga komuna e Prizrenit në krye me Simon Veselin, sot e kanë vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.

Së bashku me Simon Veselin shihet edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

Po ashtu, në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale shihen aty edhe krerët e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura e Sami Lushtaku.