Lajme

Deputetët e pushtetit me kërkesë urgjente për ndërmjetësuesit: Ja çfarë do t’i ‘dhemb’ Vuçiqit më 2 maj

04/30/2023 17:49
nga:G C

Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

Batusha në një prononcim për GazetaBlic thotë se në këtë takim do të vazhdojnë bisedimet për dakordimin e arritur në Ohër.

Batusha shprehet opotimist rreth këtij takimi ku potencoi se do të jetë përfaqsim i drejtë i interesave të Kosovës.

“Takimi i 2 majit është takim për të vazhduar tutje me dakordimin e arritur në Ohër. Nuk presim asgjë më pak se sa përfaqësim i drejtë i interesave të Kosovës, mbrojtja e Kushtetutshmërisë së vendit tonë”, tha Batusha.

Tutje ai shtoi se, ndërmjetësuesit duhet të jenë më të qartë, ta mbajnë fjalën dhe mos të jenë të njëanshëm.

“Natyrisht, do të duhej të diskutohej edhe për deklaratat dhe veprimet destruktive të palës serbe. Faktori ndërkombëtar, pra ndërmjetësuesit duhet të jenë më të qartë, më të qëndrueshëm në mbajtjën e fjalës dhe më të paanshëm”, tha Batusha për GazetaBlic.

Edhe deputeti i partisë në pushtet, Halil Thaçi tha për GazetaBlic se ky takim ka një rëndësi shumë të veçantë, sepse bëhet fjalë për çështjen e të pagjeturëve të luftës në Kosovë.

Kjo çështje sipas Thaçit, do të jetë një problem shumë i madh për Serbinë sepse bota do ta sheh fytyrën e saj të vërtetë.

“Takimi i 2 majit për mendimin tim, ka një rëndësi të veqantë për arsye se si pikë e parë është çështja e të pagjeturve të luftës në Kosovë. Çështja e të pagjeturve është ndër çështjet me ndjeshmëri shumë të madhe për Shtetin tonë , por sipas mendimit tim është edhe e vështirë për Shtetin Serb për arsye se bota edhe njëherë do ta sheh fytyrën e vërtetë të Serbisë”, tha Thaçi.

“Përveç krimeve monstruoze të kriminelve Serb gjatë luftës, shteti i tyre vazhdoj me krimin edhe më të madh që është fshehja e trupave të të vrarëve”, shtoi Thaçi.

Sa i përket formimit të Asociacionit dhe do të ketë presion shtesë për ta formuar atë, Thaçi shton se Serbia e prishur vetë marrëveshjen e 2015-tës.

“Ndërsa kur jemi te formimi i Asociacionit, unë mendoj se Seriba vetë ka prishur marrëveshjen e vitit 2015 me thirrjen e tyre për sabotim të institucioneve të Republikës së Kosovës nga ana e përfaqsuesve të pakicës serbe”, tha Thaçi për GazetaBlic.

/GazetaBlic/

Takimi i 2 majit/ Deklarohet Duat Haradinajt: Nuk pres ndryshim të Serbisë për zbatim të marrëveshjes, derisa është pro Putinit

Paralajmërojnë analistët: Me 2 maj dihet nëse Kurti ikën nga Qeveria, takimi i vështirë me Vuçiqin në Bruksel