Sporti

Bayern ka gati “planin B” në rast se Kane “dështon”, “bavarezët” piketojnë “bomberin” e Premier League

04/30/2023 13:31
nga:E K

Me 11 gola e 2 asistime në 14 paraqitje e fundit për skuadrën e Aston Villa, duket se “bomberi” Ollie Watkins ka gjetur formën më të mirë në karrierën e tij dhe tashmë klube të mëdha evropiane janë në “ndjekje” të 27-vjeçarit.

Sipas raportimeve të fundit të mediave britanike, tashmë për kartonin e “bomberit” të teknikut Unai Emery interesohen “bavarezët” e Bayern Munich, me këta të fundit që po “vuajnë” në majën e sulmit pas largimit të Robert Lewandowski.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse bordi i Bayern është hedhur në sulm për sigurimin e shërbimeve të Watkins, por në Bavari 27-vjeçari shihet si “zëvendësuesi” perfekt në rast se dështon transferimi i Harry Kane në “Allianz Arena”.

Ndërkaq, kujtojmë se Ëatking po kalon një sezon të mirë me fanellën e Aston Villa, teksa në 32 ndeshjet e luajtura gjithësej në Premier League ka arritur të gjejë 14 herë rrugën e rrjetës si dhe ka kontribuar me 6 asistime për shokët e tij të skuadrës.