Trajneri i Barcelonës, Xavi, e komentoi fitoren 4-0 ndaj Betisit.
Xavi tha se kjo fitore e afron edhe më shumë skuadrën e tij drejt titullit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Pas kartonit të kuq, loja shkoi mirë për ne që tashmë e kishim nisur në mënyrën e duhur dhe bëmë 1-0. Ishte një rezultat i rrumbullakët. Ne ishim në gjendje të bënim një hap tjetër drejt titullit. Dy kartonët e verdhë për Gonzalezin? Për mua janë të qarta, sidomos e dyta”, tha ai.
/GazetaBlic Sport.


