Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Bakhmut pasi një dron i vuri flakën tankeve të naftës në Krime.
“Çdo ditë ne vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi”, tha Yevgeny Prigozhin në një intervistë me blogerin ushtarak rus Semyon Pegov.
“Humbjet janë pesë herë më të larta se sa duhet, sepse ne nuk kemi municion të mjaftueshëm të artilerisë”, tha Prigozhin.
Ai zbuloi se i kishte shkruar ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i kërkuar që të dërgonte municionin sa më shpejt të ishte e mundur.
“Nëse nuk zgjidhet mungesa e municioneve, ne jemi të detyruar – që të mos ikim frikacakë si minjtë – ose të tërhiqemi ose të vdesim,” tha ai.
Prigozhin shtoi se ndoshta do t’i duhej të tërhiqte disa nga ushtarët e tij, por kjo do të thoshte që fronti do të binte diku.
Luftimet për qytetin Bakhmut në Ukrainën lindore kanë vazhduar prej muajsh, me viktima të rënda nga të dyja palët. Mbrojtësit ukrainas tani kontrollojnë vetëm një zonë të vogël në perëndim të qytetit.


