Lajme

Osmani falënderon Francën për mbështetje në Këshillin e Evropës

04/29/2023 16:25
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot.

Në njoftimin e bërë sot nga presidenca thuhet se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Presidentja Osmani po ashtu falënderoi Francën për mbështetjen e dhënë për Kosovën në Këshillin e Evropës.

“Në takim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës sa i përket procesit të dialogut.

Po ashtu, theks i veçantë është vënë në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në luftimin e grupeve të krimit të organizuar”, është shkruar në njoftim.