Lajme

Haliti: Aktualisht jemi në ‘terr’ informativ, marrëveshja do të jetë ‘jep e merr’

04/29/2023 12:43
nga:Y I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me takimin e 2 majit që pritet të mbahet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Ai tha se tashmë është koha e fundit që të arrihet marrëveshje, megjithëse pohoi se do të ketë pengesa të mëdha.

Haliti tha se aktualisht jemi në “terr” informativ nga Qeveria.

” Ne jemi në ‘terr të informimit’ përjashtu çështjeve që janë publike në media. Sidoqoftë mesazhi publik i BE-së, SHBA-ve është që të zbatohen marrëveshjet e 2013 dhe Marrëveshja e Ohrit. Këtu pikat e marrëveshjes ose obligimet për të dyja palët kanë ra dhe unë po besoj që do të bisedohet, opinionit do t’i jepet diçka tjetër ndërsa atje në takim do të ketë marrëveshje për hapat e mëtejshëm. Është koha e fundit kur të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje, por unë po besoj që do të ketë pengesa shumë të mëdha, do të ketë kundështime për zbatimin e marrëveshjes jo vetëm në Serbi por edhe Kosovë nga opinioni. Sepse do të jetë marrëveshje ‘merr e jep’, diçka duhet me marr diçka duhet me dhanë të dyja palët”, thotë ai për Gazeta Blic.

Ai tutje shtoi se nga deklarimet e ndërkombëtarëve është thënë se duhet të realizohen marrëveshjet e 2013-ës.

“Marrëveshjet e 2013 siç janë deklaruar miqtë tanë duhet të realizohen dhe ato nuk janë të lehta por duhet të gjendet formula se si të zbatohen ato. Unë po besoj që Vuçiq është në presion nga agjentura ruse në krye të së cilës është Kisha Serbe dhe po dëshiroj diçka e ndjen veten të rrezikuar. Ashtu siç edh Kurti hapin e parë të cilin do ta dëshironte po besoj është kthimi i të pagjeturve dhe hapja e varrezave masive që janë në Serbi për të cilat edhe pse ka marrëveshje, Serbia deri tani nuk ka gadishmëri për t’i dhënë. Marrëveshja është nënshkruar por presioni që është jo pak i vogël nga Rusia dhe nga ideja se në qoftëse ju jepni varrezat i bëni vetvetes akuzë publike për të dhënë llogari pastaj në Gjykatat Ndërkombëtare, është një problem në vete dhe besoj që do të ketë vështirësi për ta realizuar këtë. Por po besoj që delegacioni i Kosovës dhe Kryeministri një ndër çështjet kryesore, duhet që të qetësohen shpirtrat sa i përket të zhdukurve nga lufta. Ndërsa Serbia ka obligimin e vet, ashtu siç ka Kosova, dy gjëra kryesore njëra Asociacioni dhe tjetra mospengimi i kosovës për t’u integru në institucionet ndërkombëtare” tha Haliti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Bashkimi Evropian tha të premten se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës në Bruksel.

Takimi që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

“Pritet të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth kuadrit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera të rëndësisë politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

/Gazeta Blic/

Isa Mustafa: S’pres asgjë të mirë për Kosovën nga takimi i 2 majit, po mbahet në një kohë të papërshtatshme!