Sporti

Jo vetëm Ronaldo, Sokol Cikalleshi shënon poashtu në Arabinë Saudite

04/28/2023 21:18
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është kthyer sërish në protagonist me skuadrën e tij, Al-Khalej në sfidën kundër Al-Feiha.

Në minutën e 23’, 32-vjeçari shndërroi në gol një penallti, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, me rezultatin që vazhdon të qëndrojë 0-1.

Ky është goli i nëntë i Cikalleshit me skuadrën e AL-Khaleej për këtë kampionat në të gjitha kompeticionet.