Lajme

Lajçak: I rëndësishëm zbatim i suksesshëm i asaj që u ra dakord në Bruksel dhe Ohër

04/28/2023 20:05
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar në Twitter se gjatë pjesëmarrjes në “Forumin Delphi” ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe Ohër.

“Në panelin e diskutimit për dialogun dhe integrimin në BE në “Forumin e Delfit”, theksova rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Lajçak.