Sporti

Peja po e ‘shkatërron’ Beroen në gjysmëfinalen e Ballkan League, përfundon pjesa e parë

04/28/2023 19:06
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Pejës po zhvillon një ndeshje fantastike ndaj Beroe në Ballkan League.

Pjesa e parë në gjysmëfinale ka përfunduar me rezultat 40 – 69, në të mirë të skuadrës kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.

Basketbollistët e Pejës ishin të pandalshëm nga çdo pozitë, duke qenë shumë të saktë edhe nga tre pikë në dy çerekët e parë.

Në rast se skuadra kosovare e fiton këtë ndeshje, në finale do të përballet me Hapoel Beer Sheva.

/GazetaBlic Sport/