Sporti

Peja e fiton bindshëm çerekun e parë ndaj Beroe, kërkon finalen e madhe në Ballkan League

04/28/2023 18:42
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Pejës e ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen ndaj Beroe në Ballkan League.

Çereku i parë në gjysmëfinale ka përfunduar me rezultat 20 – 35, në të mirë të skuadrës kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.

Basketbollistët e Pejës ishin të pandalshëm nga çdo pozitë, duke qenë shumë të saktë edhe nga tre pikë.

Në rast se skuadra kosovare e fiton këtë ndeshje, në finale do të përballet me Hapoel Beer Sheva.

/GazetaBlic Sport/