Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes në Malishevë, ku mbeti i vrarë një person

04/28/2023 12:09
nga:Y I

Një person ka mbetur i vrarë sot rreth orës 09:50 në fshatin Kijevë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë Gjakovë Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes” tha Elezaj për “Gazeta Blic”

Më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes.