Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në fshatin Kijevë të Malishevës

04/28/2023 11:43
nga:Y I

Një person eshte vrarë rreth orës 09:50 minuta në fshatin Kijevë të Malishevës.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Policia e Gjakovës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes” u tha nga Policia për “Gazeta Blic”