Zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se problemi më i madh në Kuvendin e Kosovës është te shkrimi i keq i ligjeve.
Ai ka thënë se problem tjetër është edhe shkrimi i ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën.
Deputeti i LDK-së ka përmendur edhe faktin se nuk funksionojnë pajisjet e Parlamentit të Kosovës dhe nuk dihet se kush qysh voton.
Selmanaj ka kërkuar nga udhëheqja e Parlamentit të Kosovës edhe rregullimin e çështjeve të dhuratave kur deputetët shkojnë për vizita jashtë shtetit ose kur presin mysafirë në Parlament.
Këta janë 24 deputetët që kurrë nuk u deklaruan në Kuvend gjatë 2022


