Lajme

Kreu i BSPK-së: Nuk po respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë

04/28/2023 11:05
nga:Y I

‘Të drejtat e punëtorëve në Kosovë nuk po respektohet asnjë fije’

Kështu tha kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Hykolli thotë se prej te drejtës për punë dhe për paga, fillojnë pakënaqësitë e punëtorëve.

“Asnjë fije nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. Zyrat ku punojnë nuk janë të mira për të kryer punët, pagat aspak të mira, të punësuarit e lejnë familjet me një asistencë sociale dhe nuk mund të jenë të dobishëm për të kryer punët. Pakënaqësitë fillojnë prej të drejtës për punë, për pagat dhe benificionet qe si kanë dhe shumë pakënaqësi të tjera”, thotë Hykolli për Front Online.

Ai u shpreh se ndoshta nuk do të protestojnë sindikatat për Ditën e Punëtorëve.

“Për momentin nuk ka diçka që do të mbahet për 1 Maj protestë ose ndonjë aktivitet por deri të premten mund të ndryshohen qëndrimet”, tha ai.