Lajme

Sonte i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, eksperti për energjetikë në LDK, Visar Azemi

04/28/2023 14:58
nga:G B

Eksperti për energjetikë në LDK, Visar Azemi, në një intervistë në BlicInterview me Astrit Gashin, ka folur për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, që e quan skandal në vazhdimësi, i skandaleve të tjera të Qeverisë Kurti.

Zyrtari i LDK-së, ka folur edhe për sistemin elektroenergjetik të Kosovës, termocentralet ekzistuese Kosova A dhe B, të cilat thotë se janë të vjetra dhe e kanë tejkaluar jetëgjatësinë e tyre.

Inxhinieri i sistemeve energjetike po ashtu ka folur për problemet që është përballur Kosova në 20 vitet e fundit në fushën e energjisë elektrike dhe skandalet e korrupsionit dhe keq-menaxhimit për vite me radhë në KEK.

Ai ka kritikuar qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga Qeveria, teksa tregon se si do të duhej të veprohej.

Azemi ka thënë po ashtu se ka qenë skandal refuzimi i gazit amerikan nga qeveria dhe deklarimet e saj se ai ka qenë gaz rus.

Ai thotë se LDK në qeveri e ka prioritet gazin amerikan, derisa shton se Kosova ka humbur 200 milionë euro për shkak të keqmenaxhimit të aseteve të energjisë.

Të gjitha këto dhe shumë informacione të tjera mund t’i dëgjoni sonte në Blic Interview me Astrit Gashin, duke filluar nga ora 20:30.

Blic Interview transmetohet live sonte në ora 20.30 në Gazeta Blic dhe RTV Dukagjini.