Sporti

Bad News Eagles e nisin nesër herët në mëngjes turneun e CS:GO në Australi

04/27/2023 23:33
nga:Mergim Rreci

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles do të nisin nesër në mëngjes rrugëtimin në turneun ESL Challenger Melbourne në Australi.

Ata janë pjesë e grupit B, dhe ndeshjen e tyre të parë do ta zhvillojnë ndaj ekipit VERTEX me renditje në vendin e 79 –të në botë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, nesër duke filluar nga 05:50 e mëngjesit.

Në këtë turne janë duke garuar gjithsej tetë skuadra të ndara në dy grupe, për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.

Gjithashtu fituesi i këtij turneu do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun ESL Pro League Season 18.

Ndeshjen e Bad News Eagles ndaj VERTEX mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Ernest Xhocit në platformën Twitch.

/GazetaBlic Sport/