Lajme

Selmanaj: Çdo ndërmarrje publike të jetë politike, kush i fiton zgjedhjet t’i udhëheqë koroporatat

04/27/2023 21:52
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Diton Selamanaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi në “Politiko” duke akuzuar se Qeveria ka mbrojtur ish-udhehqësinë e kësaj ndërmarrje.

Selmanaj teksa komentoi rastin e KEK-ut dhe ‘’kapjet’’ e ndërmarrjeve publike, tha se sipas tij ndërmarrjet publike duhet të jenë politike, sa herë që ndërrohen Qeveritë, të ndërrohen udhëheqësit.

“Nëse flasim për ndërmarrjet publike unë e kam mendimin tim. Unë mendoj që çdo ndërmarrje publike duhet të jetë politike. Unë mendoj se kush i fiton zgjedhjet duhet të i marrë ndërmarrjet publike. Kështu është në botë.”, tha ai në “POLITIKO”.