Sporti

Carragher: City i përsosur, ekipi më i mirë anglez ndonjëherë

04/27/2023 21:50
nga:Mergim Rreci

Paraqitja e mrekullueshme e Manchester City kundër Arsenalit (4-1), bëri që Jamie Carragher të deklaronte më pas fjalë të mëdha për “Qytetarët”.

“Momenti i formës së Cityt është aq afër përsosmërisë futbollistike sa mund të jetë. Ata nuk po fitojnë vetëm ndeshje : ata po dërrmojnë kundërshtarët. Skuadra ka sulmuesin më të mirë në botë [Haaland], mesfushorin më të mirë [De Bruyne] dhe, pa dyshim, trajnerin më të mirë. Ndoshta edhe më i miri ndonjëherë. Nëse ata fitojnë Champions League, ky Manchester City do të jetë, për mua, skuadra më e mirë angleze e të gjitha kohërave. Guardiola po rishpik edhe një herë lojën dhe e ka bërë Arsenalin të duket si një ekip shkolle”, ka shkruar Carragher në The Telegraph, trasnmeton GazetaBlic Sport.

“Për t’u krahasuar Milanin e Arrigo Sacchi-t apo Barcelonën e Guardiolës, ata do të duhet të fitojnë Ligën e Kampionëve”, përfundoi anglezi.

jamie carragher

/GazetaBlic Sport/