Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se serbët e Kosovës, duke refuzuar të marrin pjesë në” farsë zgjedhore”, siç i quajti ajo zgjedhjet e 23 prillit në 4 komuna në veri, “treguan dinjitet dhe unitet të vërtetë kombëtar”.
“Serbët nuk kanë shkuar në zgjedhje në katër komuna në veri të Kosovës, nuk kanë marrë pjesë në atë parodi dhe pjesëmarrja e ulët prej 3.5 për qind e shqiptarëve të Kosovës tregon mungesën e kushteve elementare për shprehjen e vullnetit zgjedhor”, kanë thënë ajo.
Por, siç shtoi ajo, kjo nuk e pengoi Prishtinën që t’i shpallë zgjedhjet të suksesshme dhe të shpallë fituesit.
“Kështu duket supremacia e ligjit, sigurisht në thonjëza, në mënyrën perëndimore, në këtë rast në mënyrën e Kosovës… Kështu e sheh Perëndimi të ardhmen e rajonit, është shembull tekstual. Ky shembull mund të të veçohen dhe t’u tregojnë të gjithëve sesi do të organizohet demokracia në të ardhmen kudo në Ballkan ku diçka preket nga dora amerikane dhe dora e BE-së nën kujdesin e SHBA-së”, tha ajo.
Siç shtoi Zakharova, ky “është një zëvendësim provokues i procedurave zgjedhore përgjithësisht të pranuara dhe një imitim i turpshëm që kënaq plotësisht sponsorët perëndimorë të Prishtinës dhe qëllimi është që përfundimisht, përmes terrorit dhe persekutimit, serbëve t’u mirret e drejta e votës”.
“Në Prishtinë mburren me mos-përmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit, kërcënojnë se nuk do të formohet Asociacionin, shtojnë praninë e policisë speciale në zonat joshqiptare, frikësojnë qytetarët. Emisarët nga Uashingtoni dhe Brukseli ka kohë që lajkatojnë Prishtinën, heshtin për atë që po ndodh në raport me serbët, a mund të quhet kështu normalizimi i situatës, tejkalimi i problemeve, afrimi i qëndrimeve, jo, është krejt e kundërta. Këto zgjedhje kanë treguar gjithashtu se sa e rrezikshme është politika perëndimore në rajon, si dhe se spastrimi etnik dhe diskriminimi nuk mund të kontribuojnë për paqen dhe pajtimin”, theksoi Zakharova.


