Sporti

Pensionohet ish-basketbollisti i Pejës

04/27/2023 14:30
nga:E K

Ish-basketbollisti i KB Pejës, Jan Mocnik, ka njoftuar se i ka varur këpucët.

7shi i Pejës ka njoftuar në profilin zyrtar të tij se tashmë i ka dhënë fund karrierës si basketbollist profesional.

Slloveni 36 vjeçar kishte veshur fanellën verdhezi përgjatë vitit 2014.

Për shërbimet e tij e ka falendëruar edhe ekipi pejan.

“Klubi jonë shfrytëzon rastin që nëpërmjet këtij postimi ta falenderojë Jan-in për kontributin e tij në KB Peja dhe i urojmë çdo të mirë në të ardhmen. Përgjithmonë falendërues” thuhet në njoftimin e KB Pejës.