Andin Hoti, djali i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti, ka treguar me emocione momentin kur javë më parë është bërë prind.
Hoti ka thënë se pak ditë para se të bëhej prind e ka parë shpesh në ëndërr babanë e tij.
“Unë sapo jam bërë prindër, por në fakt është shumë interesante se ditëve të fundit, para se të bëhem prind, kur nusja ime ishte shtatzënë nuk e di pse e kam parë babin shpesh në ëndërr dhe nuk e di se në një formë është e pashpjegueshme”, tha Hoti.
Ai tha se babai i mungon dhe se është i sigurt se ai është shumë krenarë kudo që është.
“Erdh një trashëgimtar i ri, babai po më mungon ende, mungesa e tij është e madhe, unë e di që kudo që është ai është shumë krenar”, tha Hoti. /Rtv Dukagjini/


