Sporti

Inzaghi: Arritëm në finale me meritë

04/27/2023 11:34
nga:E K

Inter ka arritur fitore të madhe ndaj Juves duke e mposhtur në gjysmëfinale të “Coppa Italia” me rezultat 1-0.

Nerazzurët do të presin në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Crimoneses dhe Fiorentinas, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri Inzaghi foli për media.

“Ishte një mbrëmje e bukur, korrekte, me dy skuadra që luajtën një ndeshje intensive. Është e qartë se ne e merituam finalen në të dyja ndeshjet dhe jemi shumë të lumtur, donim të ktheheshim në Romë me çdo kusht. Tani na kanë mbetur dhjetë ndeshje, por le të shpresojmë që të ketë edhe një tjetër (i referohet finales së Champions League).

Djemtë ishin shumë mirë në fushën e lojës, nuk humbëm asnjë metër ndaj lojtarëve të cilëse së lartë, kemi qëndruar gjithmonë kompakt dhe të bashkuar, duke alternuar momente në të cilat i çonim lart te të tjerët“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/