Sporti

Xavi: Nuk luajtëm mirë, ata e merituan fitoren

04/27/2023 09:57
nga:E K

Barcelona humbi dje me rezultat 2-1 ndaj Rayo Vallecanos.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez tha për media se ekipi i tij nuk bëri lojë të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk bëmë një lojë të mirë, nuk u ndjemë kurrë të qetë. Atë që kishim, nuk e siguruam. Goli i dytë na penalizoi shumë. Ne u përpoqëm deri në fund. Kishim besim dhe guxim, por Rayo fitoi me meritë. Ata bënë shumë presion dhe ne nuk u ndjemë kurrë të qetë. Një humbje që na mërzit.

Më pas Xavi foli edhe për sezonin e Blaugranas:

“Mesazhi është i thjeshtë: ka ende shumë. Asgjë nuk është bërë, nuk kemi fituar kampionatin, e kam thënë shumë herë. Kushton shumë për të fituar. Çdo ndeshje larg shtëpisë është një luftë. Reali humbet, Atletico lufton për të fituar, ne humbim… largohemi shumë të mërzitur sepse ishte një mundësi e shkëlqyer“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/