Lajme

Kryeministër, çka pate që e mbrojte të akuzuarin, kryshefin e KEK-ut?!

04/26/2023 23:05
nga:Hisen Berisha

Shkruan: Hisen Berisha

Pse nuk na befasove për mirë ta pranoni të vërtetën, apo kjo kërkon kurajon qytetare që po ju mungon.

Mbrojtja nga Kryeministri, i një të akuzuari, është “presedan” që nuk do duhej të ndodhë në demokraci ku sundon ligji!

Ne e dimë që gjykatat e Kosovës e të EULEX-it, kan akuzuar zyrtar të shumtë edhe shumë meritor për vendin. Por, nuk ka ndodhur që Kryministri a Krytari i partisë, me ndërhy në drejtesi siç e bëtë ju, e me i dal në mbrojtje një të akuzuari, por i është lënë roli institucioneve të drejtësisë. Edhe pse shumë nga ato akuza, u ngritën nga perceptimi që e ngritët ju, e jo nga faktet, siç i paraqiti prekuroria në rastin që po i vihëni në mbrojtje.

Zatën edhe aferën me të cilën e përfituat opinionin, si psh “pronto” u demantua nga Gjykatat, pikërisht në kohen kur Kryeministri Kurti, Presidentja, AKI, e Zonja Vetingu e Ministrisë së Drejtësisë, po administroni me drejtësinë.

Kryministrit, po i drejtohem me një pyetje që po e lindë vetë konteksti i precipitimit të veprimeve, në kohë e hapësirë politike e diplomatike, a mos keni qenë ju sekseri i të arrestuarit?!

Ketë dilemë që po e shfaqë, ma nxisin disa zhvillime, kur po i shoh në retrospektivë, pra ato vizitat e Kryeministrit në Greqi, në hotele e resorte, për kohë të gjatë, e pa asnjë arsyetim zyrtar, ndërkohë që këtu ndjehej shumë mungesa e tij, për ti udhëzuar në veprim “analfabetët e tij funksional” siç i cilëson bashkëpunëtorët e votuesit e vet?!

Kryeministri e akuzoi Prokurorin Blerim Jusufi, taktike tashme tipike e shkollave politike që i takon Kryeministri, e fokusimit të energjisë në objektivin apo subjekt të gabuar, për ta dështuar procesin. Por, në ketë rast do e vë në pah një vlerë të Kryeprokurorit, që e bënë dallimin mes tyre, Kryeprokurori ndryshe nga Kryeministri, përnjëmend është e ka qenë veteran luftëtar, e jo vetran mashtrues siç ështē Kryeministri apo e shumta pjesëtar siç mund të jetë!

Kryeprokurori nuk mund të punoj kundër e ta dëmtoj shtetin, sepse, Ai ka kenë në gjendje me e dhanë jetën për ketë vend, ndryshe nga ju që edhe kur hytë në politikë e aktivizëm politiko-ushtrak atë botë, në mendje e kishit veç pushtetin.

Ndryshe nga Ju, Blerimi ishte në betejen e heqjes me forcën e armës, të kufirit dhe shkeljes së atyre piramidave, në Betejën e Koshares, që ketë përvjetor i përshkruat me një patriotizem artistik të lartë, edhe pse ishte thjeshtë hipokrizi e lexueshme, ngase as ju e as presidentja, nuk e mbështetët denjësisht manifestimin kushtuar kësaj Beteje.

Është dëshpëruese, si çdo gjë që keni bërë deri me sot, kur e sheh se si Serbia e mbështetë dhe manifeston “humbjen disfatiste e kapitullimin përball UÇK, në Koshare”, me refuzimin ta mbështesni një manifestim dinjitoz të kësaj lavdie historike. Duhet të turpërohemi si institucione, për sabotimin që po i bëni vlerës më sublime të historisë, luftës së UÇK.

Por, i tejkalojmë këto se nuk mund të rishkruhet më ajo histori. Kthehemi në temat tua, edhe na thuaj Kryeminister, çfar zori ke?

Sinçerisht, po më shqetëson sjellja juej që prej kur jeni në pushtet! Për diçka s’kam dilema më, se keni rrëshqit atje ku kam paralajmëruar.

Por, reagimi i fundit juaji në foltorën e kuvendit, kundër Kryeprokurorit e sistemit të drejtësisë, në mbrojtje të korrupsionit e krimit të organizuar,
flet se ju nuk e doni shtetin por pushtetin,

flet se ju nuk e njihni demokracinë por diktaturën,

flet se ju nuk e respektoni drejtësinë juridike por drejtësinë politike,

flet se ju nuk e duroni të vërtetën por mashtrimin politik, gënjeshtren institucionale, që me propagandë doni ta instaloni si të vërtetë etatiste, siç provuat që nga fillet e aderimit tuaj në politikë si individ e si subjekt dhe përpjekjet për ta instaluar gënjeshtren, mashtrimin e hajninë, si doktrinën tuaj politike,

përqarjen dhe degradimin e çdo vlere shtetrore dhe instalimin e hajnisë, korrupsionit, nepotizmin si formë e mjete të kapjes së pushtetit e shtetit.

Mënyra e reagimit tuaj si Kryeministër, Presidentës, Ministrave, me theks zonjës Vetingu, deputetëve tuaj, etj, na imponon nevojen e aplikimit në Kosovë me ngut, të “kartonit shëndetësor” dhe të forcohet roli i mjeksisë në shtetbërje, sikurse në Amerikë, ku mjeksia e qon në spital presidentin, nëse shfaq këso simptoma, si të Kryeministrit, Presidentës, Ministrave, Deputetëve, etj.

Nuk jeni të parët, as do të mbetëni të mbramët por, shkencat mjekësore i njohin si pacient ketë kategori, kështu kontradiktor, siç po i artikuloni mendimet tuaja. Po tregoni se ad zhenera, jeni të përfshirë nga sindromi “psychologya fanrastica”, që i karakterizon njerëzit që krijojnë një tregim të tyre në tema të caktuara, (e që është ndesh me realitetin që të tjerët e dinë se nuk qëndron në realitet), por ata vetë e besojnë dhe e tregojnë.

Veç referojuni deklarimeve të lidershipit, lidhur me zhvillimet e gjith’mbarshme në vend, si ato politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë. Kam shumë dyshime nëse mund t’iu lëshohet certifikata e shëndetit mendor, për të ushtruar detyra shtetërore. Kjo do të ishte edhe më e pamundur, sikur të kishim Ligjin për lusracion dhe Ligjin për dekriminalizimin e institucioneve.

Pra, duhet ta dinë Kryeministri e të gjithë, se ka në ketë vend e institucione, mekanizma e atdhetar brenda tyre, që e duan ketë vend, e do t’iu ndalin.

Nëse po arrini ti kapni të gjithë, e të gjitha, atëherë është populli ai që kan me ju rrënua nga pushteti, ashtu siç janë rrënuar në histori të gjitha diktaturat famëkeqe në të kaluarën, për ta shpëtuar ketë shtet, nga falimentimi ekonomik, politik e moral.