Lajme

Vëllau i Armend Mujës: Nuk pajtohem me këtë politike të PDK-së

04/26/2023 21:14
nga:Astrit Gashi

Vëllau i i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës, Gazmend Muja, në një lidhej telefonike në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se nuk pajtohet se si po funksionon Partia Demokratike e Kosovës.

“Unë i takojë Partisë Demokratike të Kosovës. Është absurde që anëtaret e PDK-së anëtarët e PDK-së të thonë që ne kemi mundur të shtime diçka në burg apo jashtë burgut”, ka thënë Gazmend Muja.

Sipas tij duhet ta kuptojnë që kjo është një gjë absurde.

“Unë nuk e dijë se çfarë politike janë duke bërë PDK-ja që unë faktikisht jam pjesë e asaj partie. Unë nuk pajtohem me këtë politike të PDK-së që sot po udhëheq. Nuk bënë se kjo është e jashtë.. nuk pajtohem me PDK-në”, ka thënë ai.