Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ia ka përmendur kolegut të tij nga PDK-ja, Abelard Tahirit, blerjen e një revoles me “shurdhuese”, apo që e minon zërin në momentin e shkrepjes.
Basha tha se Tahiri e ka blerë atë armë me para të shtetit, por nuk e kupton pse e ka blerë me “shurdhuese”.
“Armen me shurdhuese me 20 mijë pluma, edhe pse se kuptoj, se këta që janë entuziastë për zhurmën dhe adrenalinën, se kuptoj pse e ka ble shurdhuesen, për ashtu blejë një playstation. Në Oda a e ke parë duke gju me shurdhuese ashtu”, ka thënë ai.
Basha e ka ftuar prokurorinë, ta hetoj rastin për blerjen e armës nga deputeti Tahiri.


