Sporti

Zyrtare: Caktohet orari i finales së FA Cup

04/26/2023 15:30
nga:L J

Është konfirmuar se finalja e FA Cup mes Man City dhe Manchester United më 3 qershor do të fillojë në orën 15:00 në stadiumin Wembley.

Do të jetë hera e parë që nga viti 2011 që ndeshja finale nis më herët se në kohën e saj tradicionale, përcjell GazetaBlic Sport.

Policia Metropolitane e kishte këshilluar Federatën e Futbollit se e konsideronte ndeshjen me rrezik të lartë dhe nuk ishte e përgatitur të caktonte orën e fillimit më vonë se ora 16:45.

/GazetaBlic Sport