Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të vendi, Albin Kurti.
Ai ka theksuar se Kurti ka instaluar “model të lidhjeve të shkurtra të korrupsionit”, raporton Gazeta Blic.
“Po flasim për një model të vecantë të korrupsinit, që quhet lidhje e shkurtër e korrupsionit”, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se Bordin e KEK-ut dhe menaxhmentin e ka intervistuiar vetë ai. Sipas Haradinajt, në të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, të gjithë anëtarët janë intervistuar nga Kryeministri, prandaj s’mund të presim ndryshe.
Prandaj, sipas tij kjo është arsyeja pse Albin Kurti del e mbron dostin e vetë në KEK dhe e sulmon prokuorin.
“Albin Kurti është shefi i të koprruptuarve”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Albin Kurti sipas Haradinajt, është i shantazhuar prej dostave.


