Lajme

Këto janë 30 kontratat një burimore për 5 muaj në KEK (DOKUMENT)

04/26/2023 12:21
nga:Genita C

GazetaBlic ka siguruar 30 kontratat njëburimore që KEK-u ka nënshkruar këta pesë muaj në vlerë prej 72 milionë euro.

Rreth këtyre kontratave ka folur shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë për emërimin e Nagip Krasniqit në krye të KEK-ut.

Tahiri, ka thënë se për pesë muaj, KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore që arrijnë shifrën 72 milionë euro.

 

“Padyshim që një Kuvend i Kosovës e ka të drejtën me thirr një seancë të jashtëzakonshme kur arrestohet një zyrtar i lartë i një partie politike. Nuk po flasim për një person të rëndomtë. Për ta parë punën e tij, i kam nxjerr tenderët që ka nënshkruar Krasniqi në muajt e fundit, për pesë muaj KEK-u ka nënshkruar 30 kontrata njëburimore.Nëse i sheh 72 milionë euro për 5 muaj, e sheh abuzimin e madh që e ka kryer Krasniqi”, tha Tahiri.

Haradinaj godet Kryeministrin: Albin Kurti është shefi i të korroptuarve, me modelin e “korrupsionit të lidhjes së shkurtë”

Seanca e jashtëzakonshme, Shala i PDK-së: Këto janë aferat e VV’së në KEK