Sporti

Shënoi katër gola ndaj Real Madridit, Castellanos: Është si një ëndërr, as që e imagjinoja këtë

04/26/2023 09:53
nga:L J

Valentin Castellanos ka luajtur mbrëmë ndeshjen e jetës së tij. Ai shënoi katër gola në fitoren e Gironas ndaj Real Madridit (4:2).

Në xhiron e 31-të të La Liga, Girona ka mposhtur Real Madridin me rezultat 4:2 në shtëpi dhe të katër golat për vendasit i ka shënuar sulmuesi argjentinas Valentin Taty Castellanos, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai shënoi kundër klubit mbretëror në minutat e 12-të, 24-të, 46-të dhe 62-të. Ndoshta mund të shënohej një gol tjetër, por ai u zëvendësua në minutën e 72-të kur në vend të tij hyri Stuani.

Sulmuesi argjentinas ka shkruar kështu historinë. Ai u bë futbollisti i parë në shekullin e 21-të që shënoi katër gola në La Liga kundër Real Madridit.

“Është fat. Një natë ëndrrash. Nuk e imagjinoja këtë. Kjo shkon për familjen time, njerëzit e Argjentinës, të cilët më mbështesin gjithmonë. Ishte një ëndërr të shënoja një gol kundër Real Madridit. Imagjinoni e bëra katër herë. Kur flasim për Real Madridin, flasim për më të mirët në botë. Kam luajtur shumë mirë. Ne duhej të fitonim dhe ia dolëm,” tha Castellanos.

/GazetaBlic Sport