Lajme

“Profë koncentrohu”, Mushkolaj i reagon Hoxhajt: Pse PDK u bë pjesë e farsës në zgjedhjet në veri?

04/25/2023 23:35
nga:G B

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhjet në veri janë farsë për formimin e Asociacionit, raporton Gazeta Blic.

Ndaj kësaj ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, derisa i ka kërkuar që të koncentrohet.

Ai e ka pyetur se pse PDK është bërë pjesë e farsës duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke fituar 2 komuna.

“Pse PDK u bë pjesë e farsës, pra? Pse mori pjesë në zgjedhje dhe fitoi dy komuna? Profë koncentrohu”, ka shkruar Mushkolaj./Gazeta Blic/