Sporti

Zyrtare: Shend Kelmendi ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë, do të humbasë të gjitha ndeshjet e sezonit

04/25/2023 22:46
nga:Mergim Rreci

Sport Club Gjilani ka njoftuar mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 prill në duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit, njofton klubi, transmeton GazetaBlic Sport.

“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni”, thuhet në njoftim.