Lajme

Avokati Musa për rastin e Nagip Krasniqit: Është faza e hetimeve fillestare

04/25/2023 21:42
nga:G B

Avokati Skender Musa për rastin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi ka thënë se është faza e hetimeve fillestare.

“Është faza e hetimeve fillestare edhe dyshimi i arsyeshëm është i mjaftueshëm që policia të ngrit kallëzim penal”, ka thënë avokati Musa në “Debat Plus“.

Sipas tij, dyshimi i bazuar mirë është i lehtë që të vërtetohet nga ana e prokurorisë.