Lajme

“Nëse Serbia voton kundër Kosovës në Këshillin e Evropës duke shkelur marrëveshjen, Kosova mos ta formojë Asociacionin”

04/25/2023 20:58
nga:G B

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se Kosova nuk duhet ta procedojë themelimin e Asociacionit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë duhet ta bëjë, derisa Serbia ka votuar kundër Kosovës në Këshill të Evropës, duke shkelur marrëveshjen dhe BE reagon vetëm duke thënë se “është në dijeni”.

Postimi i tij i plotë:

Nëse Serbia voton “kundër” Kosovës në Këshillin e Europës duke shkelur marrëveshjen dhe BE reagon vetëm duke thënë se “është në dijeni”, atëherë as Kosova të mos e procedojë themelimin e Asociacionit.