Lajme

“Tualet publik i Shaban Pijacit”- Kastrati bën krahasim interesant për qendrat e votimit në veri

04/25/2023 20:56
nga:Astrit Gashi

Mbajtja e zgjedhjeve në kushte të ‘jashtëzakonshme’ në katër komunat veriore, për dikë po del të jetë jo shumë e kënaqshme.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati duke komentuar këtë proces zgjedhor ka bërë një krahasim ‘’interesant’’ duke thënë se qendrat e votimit në veri kishin ngjashmëri me tualetet publike të Shaban Pijacit.

“Janë mbush kriteret minimale ligjore me ato kabinat skaj rrugës që i ngjajnë tualeteve publike të Shaban Pijacit të viteve të 80’ta. Pra ti s’ke mujt kurrsesi me i shti me shku nëpër shkolla, ku mbahen zgjedhjet çdo herë në pikat e tjera të Kosovës.”, tha ai më “POLITIKO”.

Tutje, Kastrati ka thënë se këto zgjedhje janë legjitime.