Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar KEK-un, ku u prit nga ushtruesin e detyrës së zëvendëskryeshefi ekzekutiv, Përparim Kabashi, i cili në këtë pozitë u emërua sot.
Rizvanolli u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, teksa Kabashi e falënderoi atë për mbështetjen.
“Lidhur me këtë, zv. Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar Ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që ajo drejton, siguruan se është duke u punuar pandërprerë në të dy termocentralet për të prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit energjetik”, thuhet në njoftim.
Tutje, Kabashi tha pjesa më vitale e KEK-ut janë punëtorët, duke shprehur gatishmëri për t’i përkrahur në të gjitha kërkesat të cilat kanë bazë ligjore dhe për të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar.


