Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka thënë sot se “përkrahja e kërkesës së Prishtinës për pranim në Këshillin e Evropës po e shpërblen Albin Kurtin për politikën e tij antiserbe”, përcjellë GazetaBlic.
Bocan Harchenko përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk është rastësi që ky vendim është marrë pas “zgjedhjeve false” në katër komuna serbe.
“Përkrahja nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës të Prishtinës për aplikimin për pranim në këtë organizatë është në fakt shpërblimi për ‘kryeministrin’ e Kosovës Kurti nga Perëndimi për politikën e tij antiserbe. Nuk është rastësi që vendimi është i koordinuar me ‘zgjedhje të rrejshme’ në katër komuna. Mendoj se nuk është e nevojshme të vërtetohet se Prishtina po ndjek kursin e SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar diplomati rus.


