Sporti

Zhvillohet të dielën, ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet me fillim nga ora 17:00

04/25/2023 18:25
nga:Mergim Rreci

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka sqaruar për të gjitha palët që termini i ndeshjes basketbollistike mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes.

Rrjedhimisht, ky Komision njoftoi se ka vendosur që ndeshja e pestë gjysmëfinale do të zhvillohet të dielën, shkruan GazetaBlic Sport.

Takimi do të fillojë në ora 17:00, atje ku pritet të jetë një përballje e rivalizuar deri në sekondat e fundit.

Kujtojmë se në 4 ndeshjet e zhvilluara deri më tash, rezultati është i barabartë, 2 me 2, me të dy skuadrat që i kanë fituar ndeshjet në shtëpi.

/GazetaBlic Sport/